Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeZemaj: Vetëvendosja mund t'i shfrytëzojë paratë e pista për sondazhe

Zemaj: Vetëvendosja mund t’i shfrytëzojë paratë e pista për sondazhe

Sondazhi i fundit i publikuar nga UBO-s e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje me 47.2 për qind duke kryesuar.

Këtë sondazh e ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.

Zemaj në emisionin DPT te Fidani tha se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i shfrytëzojë siç tha ai paratë e pista për sondazhe.

“Unë e kam tash vetëm një frikë që paratë e pista dhe paratë e vjedhura nga buxheti i shtetit mund të shfrytëzohen edhe për këtë pjesë. Lëvizja Vetëvendosje, nuk është akuzë, sepse është fakt”, tha Zemaj në Klan Kosova.

“E shihni se si janë aktivizuar lajmet fake ose fake news që jonë. E shihni tani se si janë duke u aktivizuar facebook-at e tyre se si prodhojnë lajme të rreme”, theksoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT