Friday, July 17, 2026
spot_img
HomeShëndetësiMinistria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim...

Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur një procedurë të hapur të prokurimit për furnizimin me barna për trajtimin e sëmundjeve të rralla. Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës është 5,123,996 euro.

Tenderi është publikuar në kuadër të procedurës së hapur të prokurimit, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje ishte 8 prilli 2026, në orën 14:00. Kontrata është paraparë si një furnizim me barna, në përputhje me nevojat e sistemit shëndetësor.

Sipas të dhënave të publikuara, njoftimi është bërë më 16 korrik 2026, ndërsa procedura zhvillohet në bazë të Ligjit për prokurimin publik në Republikën e Kosovës.

Ky furnizim synon të sigurojë qasje të vazhdueshme në terapi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të rralla.

Tenderi është i ndarë në pesë lote, që përfshijnë furnizimin me këto barna:

Loti 1: Cladribine tableta 10 mg; Loti

2: Ofatumumab tretësirë për injeksion në shiringë të parambushur 20 mg/0.4 mL;

Loti 3: Azacitidine pluhur për suspension për injeksion 100 mg (25 mg/mL);

Loti 4: Vedolizumab ampulë 300 mg;

Loti 5: Carfilzomib pluhur për tretësirë për infuzion 30 mg/15 mL.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT