Friday, July 24, 2026
spot_img
HomeShëndetësiMbi 3.7 milionë euro për barna të sëmundjeve të rralla, këto kompani zgjodhi MSH

Mbi 3.7 milionë euro për barna të sëmundjeve të rralla, këto kompani zgjodhi MSH

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri në detyrë, Arben Vitia do të shpenzojë mbi 3 milionë euro për furnizimin me barna për trajtimin e sëmundjeve të rralla, pas nënshkrimit të kontratës publike kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Sipas njoftimit të Ministrisë, të publikuar nga E- prokurimi, shkruan IndeksOnline.

Kontrata me vlerë të parashikuar prej 3,797,279 euro përfshin furnizimin me disa lloje barnash, ndërsa kontratat për lotet e para janë fituar nga kompani të ndryshme farmaceutike.

Për Lotin 1, që përfshin Cladribine Tableta 10 mg, kontrata në vlerë 946,215 euro i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë MADEKOS SH.P.K. dhe VARUS KS SH.P.K..

Loti 2, për Ofatumumab në formë tretësire për injeksion, me vlerë 753,440 euro, është fituar nga DELTAPHARMA-KS SH.P.K.

Ndërkaq, Loti 3, për Azacitidine, me vlerë 228,900 euro, i është dhënë kompanisë Nini Pharm SH.P.K.

Për Lotin 4, që përfshin Vedolizumab 300 mg, kontrata në vlerë 1,868,724 euro është fituar nga Santefarm Sh.p.k.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT