Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmeGjocaj kritikon ftesat e Kurtit: Takimet pa përmbajtje janë vetëm zhurmë politike...

Gjocaj kritikon ftesat e Kurtit: Takimet pa përmbajtje janë vetëm zhurmë politike (VIDEO)

Aktivisti politik, Shpend Gjocaj ka komentuar refuzimin e PDK-sw dhe Aleancws për takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, për koordinimin apo arritjes së marrëveshjes për krijimin e institucioneve në vend, duke thënë se, sipas tij, kanë pasur arsye për një vendim të tillë.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Gjocaj tha se nuk ka kuptim që liderët politikë të ftohen në takim vetëm për t’u kërkuar mbështetje për një qëndrim të caktuar.

Mendoj që ata që e kanë refuzuar kanë pasur arsye, nuk po them se kanë bërë mirë apo keq përse e kanë refuzuar, por unë mendoj që kanë pasur arsye të refuzimit, sepse nuk mund t’i thërrasësh liderët politikë në takim dhe t’u kërkosh atyre që gjithçka të votojnë për ty, pra ejani në takim, votojeni atë që them unë”.

Sipas tij, liderët opozitarë kanë vepruar drejt në këtë rast, pasi një takim pa përmbajtje do të shërbente vetëm për krijimin e zhurmës politike dhe për qëllime elektorale.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT