Këngëtarja amerikane Katy Perry ka ndarë emocionet e saj pas performancës së parë në Kosovë, ku ishte një nga yjet kryesore të natës së parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Perry ka falënderuar publikisht Dua Lipa dhe organizatorët e festivalit për ftesën, duke e cilësuar paraqitjen në Kosovë si një përvojë të veçantë.
“Shfaqja ime e parë në Kosovë ishte magjike. Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më ftuat”, ka shkruar artistja në rrjetet sociale.
Ajo ka falënderuar edhe fansat që morën pjesë në koncert, duke vlerësuar atmosferën e krijuar pavarësisht temperaturave të larta.
“Kaq ishte për Eurosummer! Faleminderit çdo personi që sfidoi vapën për të ardhur dhe për ta parë shfaqjen tonë. Tani jam jashtë zyrës (me pushime). Ju lutem, kontaktoni Tamrën nëse keni nevojë për diçka. Ju dua”, ka shkruar Perry.
Performanca e saj në skenën e Sunny Hill u prit me entuziazëm të madh nga publiku, duke u bërë një nga momentet më të spikatura të natës së parë të festivalit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


