Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeZemaj për refuzimin e ftesës së Prokurorisë nga Kurti: Është në origjinalitetin...

Zemaj për refuzimin e ftesës së Prokurorisë nga Kurti: Është në origjinalitetin e tij (VIDEO)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me ftesën e Prokurorisë Speciale për kryeministrin Albin Kurti.

I pyetur se si e komenton refuzimin e Kurtit për të shkuar në Prokurori, ai u shpreh se kjo është në origjinalitetin e kryeministrit.

“Kjo është ajo që është në origjinalitetin e z.Kurti, sepse refuzimi për institucionet e Kosovës ka qenë top-ideologjia e Lëvizjes Vetëvendosje, refuzimi për flamurin, himnin, Kushtetutën, por ai ka qenë më shumë mashtrim dhe pjesa tjetër ndërlidhet me tendencën për t’u viktimizuar, gjoja se prokuroria, gjykatat i takojnë një sistemi të kaluar, një regjimi të kaluar”, u shpreh ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT