Procesi u prit shumë por shifrat dolën më pak.
Numri i popullsisë në Kosovë, në krahasim me vitin 2011 kur u bë regjistrimi i fundit ra për më shumë se njëqind mijë.
Megjithatë, këta që duan të rrinë në Kosovë, jetën kanë vendosur ta bëjnë më shumë nëpër banesa, në të cilat janë vendosur rreth 21 % e pupullësisë. Bile, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shumicën po i blejnë.
Rezultatet treguan se për këto objekte banimi dominojnë banesat me pronsi me 92.8%, derisa ato me qëra dhe format e tjera mbesin të ulta me 5.3% dhe 1.2%.
Rrjedhimisht, kosovarët kanë ndryshuar edhe vendbanimet. Nga 38.0%, kalimi për jetesë nga fshatrat në qytete ka arritur në 50.2% derisa numri që vazhdojnë të jetojnë në katunde ka rënë nga 62% në 49.8%.
Jetesa në zonën urbane ka bërë që shtetasit e Kosovës ta ngrisin ekonominë familjare për 23.4% .
Edhe raporti gjinor është më ndryshe nga regjistrimi I para 13 viteve. Tani numri i femrave është rritur ndërsa numri i meshkujve është zvogluar por prap mbetet dominant.(Grafika e shpjegon)
Por, në përgjithësi burra e gra janë më të vjetër tash, pasi mosha mesatare e popullsisë nga 29 vjet është 34 vjet.
Nga viti 2011 deri më 2024 gjendja në arsim është me e kënaqshme pasi që shkalla e analfabetizmti ka shënuar rënje nga 3.85 në 2.27%.
Religjoni në të cilin më së shumti vazhdon të besohet është islami me 93.49% për tu pasuar nga ortodoksët e katolikët.
Këtë herë në pyetësor janë përfshirë edhe pyetjet për dëmet e luftës, nga ku rezultoi se janë shkaktuar mbi 5 miliard eruo në ekonomi.
Derisa doli se me shumë se 193 mijë njerëz u vranë, plagosen, dhunuan e u zhdukën.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


