Rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë kanë nxitur debat mbi përkatësinë fetare në Kosovë, kjo pasi që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), 93.49% e qytetarëve të Kosovës i përkasin besimit islam.
Organizata “Shqiptaria” ka ngritur dyshime mbi saktësinë e këtyre shifrave, njofton Klankosova.tv.
Bastri Beka nga kjo organizatë deklaroi në Kosova Today të Klan Kosovës se dyshimin e kanë të bazuar.
“Ju kemi drejtuar disa herë Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasi kemi evidentuar raste ku regjistruesit kanë deklaruar popullatën si muslimane pa i pyetur fare”.
“Ftojmë qeverinë ta përsërisë regjistrimin, pasi këto rezultate nuk paraqesin realitetin”, apelon Beka.
Ndërkohë, sociologia Armira Kelmendi ka thënë se këto shifra nuk janë aq të pabesueshme sa pretendohet.
“Duhet të ndahen qartë çështjet kombëtare nga ritualet e fesë. Ky rezultat nuk është alarmues”, u shpreh Kelmendi.
Një tjetër reagim erdhi nga Hanumshahe Ilazi, e cila theksoi se “prej pasluftës, jemi duke u shpallur si shtet mysliman, por Kosova është shtet laik”.
“Nuk kemi asgjë të përbashkët me aziatikët dhe nuk duhet të identifikohemi përmes fesë”, tha ajo.
Në anën tjetër, Neki Kaloshi nga Shqipëria vlerësoi se diferenca prej 2% në raport me regjistrimin e fundit, është e papërfillshme.
“Në panoramën e përgjithshme, rezultatet janë të natyrshme dhe nuk cenojnë besueshmërinë nëse krahasohen me të Shqipërisë”, u shpreh Kaloshi, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


