Qazim Rrahmani, përfaqësues i ashkalive sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova u shpreh i lumtur nga rezultatet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për shkak se siç u shpreh ai, “patëm një rritje e cila na bëri krenar”.
Tutje, Rrahmani tha se termi ashkali çdo ditë e më tepër po theksohet në Republikën e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Sot u bën edhe rezultatet finale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku komuniteti ashkali u gëzua për shkak se patëm një rritje të bukur, e cila neve na bëri krenar dhe etniteti ashkali është vetëdijësuar dhe termi ashkali çdo ditë e më tepër po theksohet në Republikën e Kosovës”, u shpreh ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


