Është publikuar përditësimi i fundit i FIFA-s për vitin 2024 sa i përket renditjes së përfaqësueseve të futbollit në mbarë globin. Shqipëria e mbyll vitin në vendin e 65-të, i njëjti pozicion ku ishte një muaj më parë.

Sa i përket Kosovës, përfaqësuesja dardane ka fituar dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e 99-të. Pra ekipi i drejtuar nga Franco Foda tashmë është mes 100 kombëtareve më të mira.

Sa i përket top-10, në krye është Argjentina, kampione bote në fuqi, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili. Hyn në top-10 Gjermania e del jashtë saj Kolumbia.



