Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeProblemi sociopsikologjik: Droga po promovohet nga këngëtarët, të dënohen me ligj (VIDEO)

Problemi sociopsikologjik: Droga po promovohet nga këngëtarët, të dënohen me ligj (VIDEO)

Glorifikimi i lëndëve narkotike në rreshtat e teksteve të këngëve shqipe duket se po e bën më të lehtë pranimin e drogës në shoqëri si diçka normale, ndonëse ilegale.

Përveç kësaj, Dorian Krasniqi psikolog, rendit një sërë arsyesh tjera duke përfshirë mungesën e sensibilizimit dhe vetëdijësimin te fëmijët.

Sociologu, Genc Xërxa, tregohet i ashpër me këngëtarët shqiptarë. Ai thotë se tekstet e pa censuruara, ku normalizohet përdorimi e shitja e drogës, duhet të dënohen me ligj.

Xërxa ironizon me faktin se janë pikërisht ata artistë që nga shoqëria konsiderohen “VIP”.

Alarmuese për të është edhe rënia e moshës së fëmijëve të cilët kanë nevojë për trajtim. Kjo ngase tashmë, sipas sociologut, fëmijët nëntëvjeçar kanë nevojë për trajtim nga institucionet shëndetësore.

Fushatat vetëdijësuese sipas psikologut Dorian Krasniqi janë domosdoshmëri në këtë situatë në të cilën gjendet shoqëria kosovare, pasi që sipas tij, janë pikërisht grupet shoqërore të cilët po ndikojnë që fëmijët të bëhen konsumues të drogës.

Rrjetet sociale janë një faktor tjetër shumë i rëndësishëm i cili po ua bën fëmijëve qasjen ndaj drogës dhe fenomeneve tjera si dhuna, me të lehtë se kurrë.

Të njëjtin opinion ndan edhe sociologu Xërxa.

Sipas tij, fëmijët rrëmbehen nga trendet kohore dhe bien në kurthin e këtij grupi konsumues e promovues.

 

 

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT