Nga sot, për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë do t’i ndërmjetësojë emisari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
Sot (1 shkurt ) është dita kur diplomati nga Danimarka merr zyrtarisht punën, dhe do të merret vetëm me dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Klankosova.tv.
57-vjeçari e njeh rajonin, dhe si diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


