Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmePërleshje mes të miturve në Lipjan, dy të th*erur e dy të...

Përleshje mes të miturve në Lipjan, dy të th*erur e dy të lënduar

Katër persona (të mitur) kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje, që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan.

Dy nga ta dyshohet se kanë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë).

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT