Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot e ka zhvilluar një drekë pune me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.
Pas takimit, Osmani u shpreh se Sllovenia mbetet një nga aleatët më të ngushtë të vendit tonë.
Ajo njoftoi se në këtë takim u diskutua për sigurinë dhe integrimin euroatlantik dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.
” I shpreha mirënjohjen për kontributin e trupave sllovene në kuadër të KFOR-it, të cilët Presidentja Musar i vizitoi mbrëmë me rastin e festave të fundvitit”, tha Osmani.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


