Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeMeteorologu Rugova paralajmëron: Bora po vjen

Meteorologu Rugova paralajmëron: Bora po vjen

Moti i mirë dhe temperaturat e larta mbi mesataren në stinën në të cilën jemi, duket se po largohen nga dita e nesërme.

Kështu të paktën shpjegoi meteorologu Mendim Rugova, në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Rugova tha se kjo do të ndodhë si shkak i një shtrese të ftohtë ciklonike e cila vjen nga Italia dhe kalon në detin Adriatik.

Sipas tij, të premten do të kemi rrebeshe të shiut edhe në vendin tonë të cilat të shtunën do të shndërrohen në borë.

Ai theksoi se temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, derisa edhe festat e fundvitit do të priten me borë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT