Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeMbledhja e dy qeverive, ndërpritet trafiku në intervale të shkurtra në disa...

Mbledhja e dy qeverive, ndërpritet trafiku në intervale të shkurtra në disa rrugë

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizojë seancë të përbashkët me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet sot në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortave dhe qëndrimit të delegacioneve shtetërore në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortave zyrtare, nën përcjellje dhe sigurim, sipas itinerarit të lëvizjeve si dhe zhvillimit të aktiviteteve sipas agjendës, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurta kohore të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojnë eskortat, dhe në afërsi të objekteve shtetërore ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në kumtesën për media.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT