Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeShowbizKina, Kanadaja dhe Meksika premtojnë përgjigje të shpejtë ndaj tarifave të Trump

Kina, Kanadaja dhe Meksika premtojnë përgjigje të shpejtë ndaj tarifave të Trump

Kanadaja, Meksika dhe Kina janë zotuar t’i përgjigjen tarifave të reja gjithëpërfshirëse për eksportet e tyre në SHBA, të shpallura nga presidenti Donald Trump.

Trump tha se një taksë prej 25% për importet kanadeze dhe meksikane, si dhe një taksë shtesë prej 10% për mallrat kineze do të hyjë në fuqi të martën. Energjia kanadeze përballet me një tarifë më të ulët prej 10%.

Presidenti amerikan tha se masa ishte në përgjigje të shqetësimeve të tij për imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës – dy nga premtimet kryesore për të cilat ai u zgjodh.

Si përgjigje, Kanadaja dhe Meksika thanë se po përgatisnin tarifa të ngjashme për mallrat amerikane, ndërsa Kina shtoi se do të merrte “kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime”.

Zbatimi i tarifave dhe hakmarrja pasuese mund të shënojnë fillimin e një epoke të re të luftërave tregtare globale.

Ekonomistët kanë paralajmëruar vendosjen e taksave të importit nga SHBA-ja dhe përgjigjet nga vendet e tjera mund të çojnë në rritjen e çmimeve në një gamë të gjerë produktesh, nga makinat, lëndë druri dhe çeliku te ushqimi dhe alkooli.

Por Trump ka treguar se është i gatshëm të përshkallëzojë më tej masat nëse vendet hakmerren, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT