Specialja ia ka pranuar, Fadil Fazliut për avokat, David Young që e pati mbrojtur, Rexhep Selimin.
Emri i këtij të fundit ngjalli menjëherë debat. Prokuroria e regjistri nuk e deshën rikthimin e Young në Speciale pasi më herët, nga 12 nëntori 2020 e deri në 13 shkurt 2024 e ka mbrojtur Rexhep Selimin.
Ngritën dilema për konflikt interesi, e megjithatë s’e bindën dot edhe gjyqtaren Marjorie Masselot.
Kjo ia pranoi Fazliut ish avokatin e Selimit, duke zbuluar edhe emrat e dëshmitarëve që paraqiten te rasti Thaçi dhe të tjerët, pengimi i drejtësisë.
Kjo ndryshe nga rasti i Jakup Krasniqit, avokatja e së cilit nuk është lejuar të kalojë te Salih Mustafa.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


