Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeShowbizElezi: Kemi dhjetëra aplikime për akreditim të mediave të vendit dhe ndërkombëtare

Elezi: Kemi dhjetëra aplikime për akreditim të mediave të vendit dhe ndërkombëtare

Valmir Elezi, zëdhënësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka folur për aplikimin për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se ka interes goxha të shtuar si nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare.

“Aktualisht është duke vazhduar periudha për aplikimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare për të përcjellur nga afër zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.

“Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare përfundon më 4 shkurt 2025”.

“Deri tani mund të themi se kemi pranuar dhjetëra aplikime, nga mediat si nga vendi, rajoni dhe shtete të ndryshme”, ka thënë Elezi për KP. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT