Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajme“CorrWatch” gjen shkelje në procesin rekrutimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në...

“CorrWatch” gjen shkelje në procesin rekrutimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në AZhB

Iniciativa “CorrWatch” ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) pasi që konsideron që ky proces i rekrutimit është karakterizuar më shkelje ligjore.

“CorrWatch” gjatë monitorimit të këtij procesi thotë se ka identifikuar se është tejkaluar afati për mbajtjen e testit me shkrim.

“Rregullorja (QRK) Nr. 05/2024 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, paragrafi 1 i nenit 10A thekson që ‘Vlerësimi nëpërmjet testimit me shkrim është hapi i parë i procesit të vlerësimit profesional të kandidatëve në kategorinë e lartë drejtuese pas verifikimit paraprak, dhe duhet të realizohet më së largu 15 ditë pas publikimit të listës së kandidatëve që kanë kaluar verifikimin paraprak’. Ndërsa në këtë rast kishin kaluar 28 ditë nga publikimi i rezultateve të verifikimit paraprak deri te mbajtja e testit me shkrim”, u tha në komunikatën e “CorrWatch”.

Këtë shqetësim, “CorrWatch” thotë se e ka adresuar te AZhB-ja, duke theksuar se tejkalimi i afateve të përcaktuara nga rregullorja paraqet shkelje të procedurave ligjore, të cilat e bëjnë të paligjshëm të gjithë procesin.

Prandaj, duke marrë parasysh të gjitha këto, “CorrWatch” tha se ka rekomanduar që të shqyrtohet mundësia e anulimit të këtij procesi rekrutimi.

“Përkundër kësaj, me datë 8 dhjetor 2024, në mbledhjen e 238-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është emëruar njëri prej kandidatëve si Drejtor Ekzekutiv i AZhB-së.

“CorrWatch” u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve kompetente të marrin të gjitha veprimet e parapara ligjore.

Në të njëjtën kohë, iniciativa ka kërkuar nga KPMShCK që të bëjë monitorim të jashtëzakonshëm të procesit rekrutues, monitorim i cili realizohet në raste të shkeljeve ligjore në shërbimin civil, në mënyrë që të rivendoset ligjshmëria. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT