Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeBalaj: Qytetari nuk përcaktohet për të votuar në bazë të programeve politike...

Balaj: Qytetari nuk përcaktohet për të votuar në bazë të programeve politike (VIDEO)

Fushata e partive politike u diskuatua në edicionin e sontëm të Rubikonit.

Analisti politik Labinot Balaj, pati kritika për partitë politike.

Ai në Klan Kosova tha se në përgjithësi këto parti nuk prezantojnë programe.

“Vet qytetari nuk përcaktohet për të votuar dikënd në bazë të programeve politike”, tha ai.

Balaj foli në veçanti për Lidhjen Demokratike të Kosovës, sipas të cilit ky subjekt politik vazhdimisht e kundër pozicionon vetën kundër një partie politike.

“Ashtu siç e ka bërë tradicioanalisht pas luftës kundër PDK-së. Këtë paradigmë po tenton ta implementojë edhe ndaj qeverisjes aktuale, gjegjësisht Vetëvendosjes”, shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT