OKB thotë se të paktën 700 njerëz janë vrarë në luftimet intensive në Goma, qyteti më i madh në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, që nga e diela.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se 2 mijë e 800 njerëz janë plagosur, pasi rebelët të mbështetur nga Ruanda – pushtuan kryeqytetin e provincës së Kivusë veriore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rebelët tani raportohet se po lëvizin në jug drejt Bukavu, kryeqyteti i Kivusë Jugore.
Konflikti në lindje të Republikës Demokratike të Kongos daton në vitet 1990, por është përshkallëzuar me shpejtësi javët e fundit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


