Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajme1.6 milionë banorë: Gjysma e Kosovës shehërli, gjysma katundarë (VIDEO)

1.6 milionë banorë: Gjysma e Kosovës shehërli, gjysma katundarë (VIDEO)

Agjencia e Statistikave të Kosovës prezantoi sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Shteti i ri evropian ka mbi 100 mijë banorë më pak se në regjistrimin e vitit 2011.

Megjithatë, këta që duan të rrinë në Kosovë, jetën kanë vendosur ta bëjnë  më shumë nëpër banesa, në të cilat janë vendosur rreth 21 % e pupullësisë, e që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shumicën po i blejnë.

Rezultatet treguan se për këto objekte banimi dominojnë banesat me pronësi  me 92.8%,  derisa ato me qëra dhe format e tjera  mbesin të ulta me 5.3%  dhe 1.2%.

Rrjedhimisht, kosovarët kanë ndryshuar edhe vendbanimet. Nga 38.0%, kalimi për jetesë nga fshatrat në qytete ka arritur në 50.2% derisa numri që vazhdojnë të jetojnë në katunde ka rënë nga 62% në 49.8%.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja, Gremisa Latifi:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT