Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarri në Matiqan, zjarrfikësit: Nuk ka të lënduar, flakët janë lokalizuar

Zjarri në Matiqan, zjarrfikësit: Nuk ka të lënduar, flakët janë lokalizuar

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu një shtëpi në lagjen Matiqan të Prishtinës.

Sipas Shkodrës, njoftimi për rastin është pranuar rreth orës 21:50, ndërsa objekti i përfshirë nga zjarri është një shtëpi dykatëshe me garazh.

Ai bëri të ditur se kulmi i shtëpisë është përfshirë nga flakë të mëdha, por falë intervenimit të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar.

Të lënduar nuk ka, lajmi është marrë në ora 21:50 që një shtëpi është përfshirë nga zjarri, është një shtëpi dy katëshe ka edhe një garazh, kulmi i shtëpisë është në zjarr të madhe por ekipet janë duke intervenuar dhe zjarri është lokalizuar, ndërsa ekipi kujdestar janë në teren për të fikur zjarrin në tërësi”, ka thënë Shkodra për Klankosova.tv.

Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit ende në intervenim

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të dalin me më shumë informacione pas përfundimit të intervenimit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT