Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeTemperaturat arrijnë deri në 35 gradë, e hëna pritet të jetë shumë...

Temperaturat arrijnë deri në 35 gradë, e hëna pritet të jetë shumë e nxehtë

Të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë në Kosovë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 32 deri në 35 gradë.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 11 deri në 37 kilometra në orë, njofton MeteoKosova.

MeteoKosova ka paralajmëruar për rrezik të dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia, veçanërisht për personat që qëndrojnë për periudha të gjata në ambiente të hapura.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT