Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeRichard Grenell nga Beogradi: Më pëlqen të jem këtu, është magjik

Richard Grenell nga Beogradi: Më pëlqen të jem këtu, është magjik

Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka publikuar fotografi nga qëndrimi i tij në Beograd.

Përmes një postimi në Instagram, Grenell ka shprehur hapur përshtypjet e tij për kryeqytetin serb.

“Më pëlqen të jem në Beograd. Është magjik”, ka shkruar ai, krahas disa fotografive të realizuara gjatë vizitës.

Grenell ka qenë një figurë shpesh e komentuar në Kosovë, sidomos për shkak të përplasjeve publike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin e ka kritikuar në disa raste për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

Në anën tjetër, ai ka mbajtur raporte të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Grenell është dekoruar nga autoritetet serbe me Urdhrin e Flamurit Serb për kontributin në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT