Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e inspektimit kanë zhvilluar kontrolle në terren në rrugën “Muharrem Fejza” dhe në lagjen Mati 1.
Gjatë këtyre kontrolleve janë identifikuar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, të cilat janë shkyçur pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për të gjitha rastet e evidentuara do të nisin procedurat ligjore.
Sipas kompanisë, lëndët do të procedohen në Prokurori për trajtim të mëtejmë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


