Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr në një shtëpi në Prishtinë (FOTO)

Zjarr në një shtëpi në Prishtinë (FOTO)

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Sheshi i Arbërit”.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve, Abdulsamed Shkodra.

“Bëhet fjalë për një shtëpi njëkatëshe. Dyshohet se zjarri ka shpërthy në sallon. Ekipi ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka vënë zjarrin nën kontroll. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale”, deklaroi Shkodra për Klankosova.tv.

“Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit pasi që ne nuk mund t’i përcaktojmë ato. Kjo mbetet të shihet pas hetimeve që do të zhvillohen për rastin në fjalë”, shtoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT