Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmePas komenteve për trupin, Georgina zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo

Pas komenteve për trupin, Georgina zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo

Georgina Rodríguez ka reaguar ndaj komenteve të shumta që ka marrë pas publikimit të disa fotografive të saj nga pushimet në një jaht.

Partnerja e Cristiano Ronaldos ka ndarë një mesazh për vetëpranimin, ndryshimet e trupit dhe rëndësinë e vlerave personale, shkruan Indeksonline.

“Trupi im do të ndryshojë, ashtu siç ndryshon trupi i çdo gruaje. Dhe shpresoj që të vazhdojë ta bëjë këtë për shumë vite, sepse kjo do të thotë që vazhdoj të jetoj”, ka shkruar Georgina.

Ajo theksoi se është nënë e gjashtë fëmijëve dhe se një nga gjërat më të rëndësishme që dëshiron t’u mësojë vajzave të saj është se vlera e një personi nuk përcaktohet nga pamja fizike apo nga mendimi i njerëzve të panjohur.

Pas komenteve për fotografitë e saj, Georgina tregoi se kishte diskutuar me Cristiano Ronaldon dhe i kishte shprehur shqetësimin se kritikat për peshën mund të ndikonin tek ajo, pasi imazhi është pjesë e jetës së saj publike.

Sipas saj, Ronaldo i është përgjigjur duke i kujtuar se ajo nuk vlerësohet vetëm nga pamja, por nga ajo që është si person: një grua, nënë, njeri me vlera dhe e suksesshme.

Georgina tha se kjo situatë përsëritet pothuajse çdo verë, kur trupi i saj bëhet objekt diskutimi publik.

“Ku është standardi? Kush vendos se cili është trupi ‘i duhur’? A mendojmë ende se lumturia ka një masë?”, është shprehur ajo.

Ajo ka theksuar se stërvitja për të nuk ka qenë kurrë një luftë për të humbur peshë, por një mënyrë për t’u kujdesur për veten, për shëndetin dhe mirëqenien mendore.

“E dua trupin tim në çdo version të tij. Është trupi që më ka lejuar të përqafoj, të krijoj jetë, të rrëzohem dhe të ngrihem përsëri”, ka shkruar Georgina.

Në fund të mesazhit të saj, ajo ka nënvizuar se suksesi i vërtetë për të nuk është përshtatja me standardet e të tjerëve, por të jetojë në paqe, të kujdeset për shëndetin, të shijojë familjen dhe njerëzit që do.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT