Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajme“Nëse i ndodh diçka Liridonës, sigurimi është i paguar”, detaje nga aktgjykimi...

“Nëse i ndodh diçka Liridonës, sigurimi është i paguar”, detaje nga aktgjykimi ndaj Murselit (VIDEO)

Tashmë është publikuar aktgjykimi i plotë, me të cilin Naim Murseli u dënua me burgim të përjeshtëm për vrasjen e Liridona Ademajt, duke paraqitur arsyetimin mbi provat, dëshmitë dhe rrethanat, që sipas Gjykatës vërtetuan planifikimin dhe organizimin e krimit.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila përcolli secilën seancë gjyqësore të këtij rasti të rëndë, në emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se aktgjykimi përmban 124 faqe, të cilën e ka shkruar kryegjyqtarja Fatime Dërmaku, transmeton Klankosova.tv.

“Është e sigurt tashmë që edhe ky aktgjykim do të përfundojë në Gjykatën e Apelit, pasi palët kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Apel, pasi ta studiojnë dhe ta shohin mënyrën se si e ka argumentuar gjyqtarja krejt vendimin që e ka dhënë për burgim të përjetshëm për Naim Tërshanin, derisa 30 vjet burg për Kushtrim Kokallën”, u shpreh Tërshani në Klan Kosova.

Sipas gazetares, e rëndësishmja e këtij aktgjykimi është mënyra se si i shpalos prapaskenat e kryerjes së krimit makabër.

“Aktgjykimi i shpalos këto prapaskena, mënyrën se si ka reaguar dhe ku ka rënë ndesh me veten Naim Murselin”, u shpreh Tërshani në “Kosova Today”.

Pos tjerash, gazetarja tregoi se çka shkruhet në këtë aktgjykim.

“Në aktgjykim shkruan se pikërisht për shkak të problemeve në çift që i kanë pasur, raporteve të çrregullta në çift, i njëjti ka paguar policën e sigurimit, dhe nga dëshira dhe mllefi i madh që ka pasur për këtë raport, është rritur dëshira për vrasjen e Liridonës. Po ashtu e kishte përmendur se nëse i ndodh diçka Liridonës, e kemi policën e sigurimit të paguar”, tha ajo.

Për detaje më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT