Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeZbulohet organizatori vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan...

Zbulohet organizatori vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan RexhepitSinjali

Organizatori vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit, raportohet se është zbuluar.

Sipas medias në Venezuelë të cilës i referohet Top Channel, në gusht 2022, ai themeloi kompaninë Hkg Colombian Sas në Medellín.

Në të njëjtën kohë, në Kolumbi ndodhej edhe një tjetër figurë kyçe e Kompania Bello, kosovari Remzi Azemi, i cili ishte arrestuar me Rexhepin në Ekuador, në 2014, por u lirua tre muaj më vonë.

Ai mori përsipër koordinimin e dërgesave të kokainës nga Guayaquil dhe u bë krahu i djathtë i Rexhepit.

Azemi gjithashtu urdhëroi ekzekutimin e shqiptarëve të tjerë që përpiqeshin të krijonin grupe të pavarura për eksportimin e kokainës nga Guayaquil, pa miratimin e Kompania Bello.

Sipas inteligjencës evropiane, Azemi përdorte përkohësisht një automjet të blinduar me targë GSU-2041, i regjistruar në emër të Katrin Paola Ospino Fernández, partnerja e Rexhepit.

Ospino Fernández ishte aksionere dhe presidente e kompanisë Worldclass Ecuador, e cila merrej me turizëm, deri në korrik 2021, kur Rexhepi tashmë ishte arratisur në Kolumbi.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT