Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeKQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës...

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit dhe verifikimit të votave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor 2026, po vazhdon në disa faza njëkohësisht.

Sipas të dhënave zyrtare, në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) është përfunduar verifikimi dhe numërimi në 35 qendra, ndërsa deri më tani janë procesuar rreth 91 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 30 misione në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 qytetarë të regjistruar për votim fizikisht jashtë vendit, kanë votuar 22,860 prej tyre, që përbëjnë 82.46 për qind pjesëmarrje.

Paralelisht, po vazhdon edhe verifikimi i pakove të votimit me postë, ku deri më tani janë shqyrtuar mbi 23,300 pako. Prej tyre, 22,601 janë miratuar, ndërsa 755 janë refuzuar.

Sipas KQZ-së, arsyeja kryesore e refuzimit në 699 raste ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokument që identifikon votuesin e regjistruar për votim me postë.

Procesi i verifikimit të votave të diasporës dhe atyre me postë pritet të përmbyllet në ditët në vijim, pas së cilës KQZ do të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT