Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeStudentët shqiptarë takojnë eurodeputetë në Bruksel, kërkojnë mbështetje për gjuhën shqipe në Maqedoni...

Studentët shqiptarë takojnë eurodeputetë në Bruksel, kërkojnë mbështetje për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut

Dy prej studentëve të nismës që kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, Mvelan Ademi dhe Çlirim Iseni, kanë qëndruar për vizitë në Bruksel.

Në kryeqendrën evropiane ata kanë zhvilluar një takim me eurodeputetët Kathleen Van Brempt dhe Thijs Reuten, si dhe me këshilltarët për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Joeri Maas dhe Ine Goris.

Në një njoftim në Facebook, Ademi ka thënë se në takim është diskutuar për moszbatimin e ligjit dhe të drejtave kushtetuese që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për mungesën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai ka theksuar se është kërkuar që këto çështje të ngrihen në Parlamentin Evropian dhe në institucionet e Bashkimit Evropian, me qëllim adresimin e shkeljeve dhe vonesave në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese.

Ademi ka shtuar gjithashtu se pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të trajtohet me prioritet, duke respektuar rolin e tyre si popull shtetformues dhe faktor të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit.

Për kërkesat e studentëve shqiptarë janë mbajtur protesta në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT