Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës, ku dyshohet se janë vjedhur 16 mijë euro.
Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Klankosova.tv se dy persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.
Të dyshuarit thuhet se kishin shkuar për të kryer punime në një shtëpi dhe aty kanë marrë shumën e parave.
Rasti është denoncuar nga pronari i shtëpisë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


