Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeU raportua se Simiqi u sulmua në veri, Elshani: Sipas informatave u...

U raportua se Simiqi u sulmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer

Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, është sulmuar në Zveçan.

Në lidhje me këtë për Klankosova.tv ka folur zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se sipas informacioneve që ka policia, mbrëmë gjatë një feste, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e saj e kanë lënduar Simiqin.

“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Policia e Kosovës është jemi duke u marrë me intervistim të personave të involvuar

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT