Profesori Bardhyl Hasanpapaj, i cili sot iu bashkua rrugëtimit politik të ish-presidentes Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje rreth kandidatëve që do t’i bashkohen listës së përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Hasanpapaj tha se lista do të përbëhet nga një ekip modest, por i përkushtuar.
“Ideja ka qenë një ekip modest, i përbashkuar dhe sidomos jashtëzakonisht i përkushtuar në këtë rrugëtim. Nuk ka rëndësi numri, në fakt numri do të jetë modest, jo shumë i madh, sepse kemi dashur ta respektojmë këtë momentum të bashkimit me LDK-në dhe jemi përkushtuar te cilësia dhe përkushtimi për të kontribuar në këtë moment… do të jenë më shumë se dhjetë”, deklaroi Hasanpapaj./Klankosova.tv


