Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaş, është takuar në Beograd me shefin e ushtrisë serbe, Milan Mojsilović.
Në një njoftim nga KFOR, thuhet se takimi është pjesë e komunikimeve të rregullta për ruajtjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.
“Sot (8 maj 2026), Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsilović. Ata zhvilluan një diskutim produktiv për një sërë çështjesh. Takimi ishte pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, në dobi të stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


