Klinika e Ortopedisë është pajisur me aparaturë moderne, për ndërhyrje të avancuara.
Klinika është pajisur me Mikroskop Operativ për Kirurgji Spinale, një pajisje moderne që mundëson ndërhyrje shumë precize në shtyllën kurrizore, nerva dhe palcë kurrizore, duke rritur sigurinë për pacientët gjatë operimeve të komplikuara.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se vlera e investimit është 468 mijë euro.
“Vazhdojmë me investime në pajisje moderne dhe shërbime më cilësore për qytetarët”, ka thënë Vitia.



