Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump thotë se Irani do të goditet shumë rëndë nëse Ngushtica e...

Trump thotë se Irani do të goditet shumë rëndë nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet së shpejti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”, duke paralajmëruar se në të kundërtën Irani do të “goditet shumë rëndë”.

Deklarata u bë për Fox News, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, njoftuan se bisedimet kanë shënuar përparim dhe se anijet tregtare mund të rifillojnë kalimin përmes ngushticës brenda kësaj jave.

Pas këtyre zhvillimeve, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ra ndjeshëm. Nafta Brent humbi pothuajse 5 për qind të vlerës, duke zbritur nën 80 dollarë për fuçi, niveli më i ulët në rreth tri javë. Edhe nafta amerikane West Texas Intermediate ra me më shumë se 5 për qind, në rreth 76 dollarë për fuçi.

Trump tha se SHBA-ja po zhvillon “bisedime shumë të mira” dhe se Irani është i interesuar të arrijë një marrëveshje që do t’i japë fund tensioneve disamujore.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se rruga jugore përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet e hapur dhe e sigurt për të gjitha anijet tregtare që kalojnë në këtë rrugë ujore ndërkombëtare, shkruan BBC, transmeton Sinjali.

Megjithatë, dështimi i përpjekjeve të mëparshme për uljen e tensioneve ka mbajtur të paqëndrueshëm tregun e naftës, duke ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të karburanteve për konsumatorët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT