Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur dy vetura nga persona të panjohur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar më 4 gusht rreth orës 16:00. Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se dy automjetet i janë marrë pa autorizim.
Njësitë policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit./Klankosova.tv


