Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës së Rihterit ka goditur të mërkurën brigjet e Filipineve jugore, në rajonin Mindanao, sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
Sipas të dhënave të para, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme në infrastrukturë, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami pas lëkundjeve.
Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një nga zonat sizmike më aktive në botë, ku takohen disa pllaka kryesore tektonike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


