Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeNafta lirohet për tre cent në Kosovë

Nafta lirohet për tre cent në Kosovë

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej tre centësh për litër, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i lejuar i naftës për ditën e mërkurë do të jetë 1.77 euro për litër.

Ndërkohë, çmimet e benzinës dhe gazit kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me një ditë më parë.

Çmimi maksimal i benzinës do të jetë 1.50 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.60 euro për litër.

Lëvizjet e çmimeve të derivateve në Kosovë pasojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të naftës, të cilat gjatë muajve të fundit janë ndikuar nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT