Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeTentim-ndalimi i LS-së nga LVV-ja, Krasniqi: S’bëhet kjo punë me një audio-incizim...

Tentim-ndalimi i LS-së nga LVV-ja, Krasniqi: S’bëhet kjo punë me një audio-incizim të Sami Kurteshit

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar lidhur me ndalimin e pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se partitë politike mund të ndalohen nga pjesëmarrja në zgjedhje vetëm me vendime të gjykatave.

“Vetëvendosje është dashur ta dijë se ndalimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje nuk mund të bëhet me një audio-incizim të Sami Kurteshit që e lëshon nga telefoni në një mbledhje të KQZ-së. Partitë politike mund të ndalohen nga pjesëmarrja në zgjedhje vetëm përmes vendimeve të gjykatave, kur të dëshmohen lidhjet e tyre (jo të individëve) me pjesëmarrje në akte terroriste. VV, duke pasur kontroll të plotë mbi institucionet e shtetit, ka pasur mundësinë ta bëjë këtë nëse do ta kishte seriozisht”.

“Përdorimi i këtyre rasteve për qëllime të fushatës zgjedhore vetëm sa e forcon argumentin e Serbisë dhe rrit frikën e ndërkombëtarëve se Kosova nuk është e aftë të mbrojë të drejtat e pakicave etnike. Ky është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet Kosovës dhe sovranitetit të saj”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT