Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajme"Simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës"...

“Simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës” – Osmani i dhuron Hovenierit një gur nga Trepça

Presidentja Vjosa Osmani i ka dhuruar një gur të Trepçës ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

E para e shtetit ia dhuroi këtë gur diplomatit amerikan në takimin e sotëm lamtumirës me të.

“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT