Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajme“Munguan vazhdimisht në punë”: Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 9 zyrtarëve

“Munguan vazhdimisht në punë”: Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 9 zyrtarëve

Nëntë zyrtarëve nga institucionet vartëse të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u janë shkëputur kontratat e punës, pasi sipas njoftimit të ministrisë ata kanë munguar vazhdimisht në vendin e punës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e MMPH-së, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se vendimet janë marrë për shtatë zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për zyrtarë nga komuniteti serb, të cilët janë identifikuar edhe si pjesëtarë të ish-“Mbrojtjes Civile”. Shkëputja e kontratave është bërë bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe për shkak të mosrealizimit të obligimeve që dalin nga kontrata e punës.

Me këto vendime, numri i përgjithshëm i kontratave të shkëputura në kuadër të MMPH-së dhe institucioneve të saj vartëse ka arritur në 29.

Më herët, sipas ministres Pacolli, janë ndërprerë kontratat për 20 zyrtarë të MMPH-së, ndërsa tash janë shtuar edhe 9 raste të reja në AMMK dhe AKK.

“Askush nuk mund të mbajë statusin e të punësuarit pa përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës. Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka shtuar se zyrtarët publikë duhet t’u shërbejnë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT