Një person është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit pasi ka pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një veture.
Klan Kosova mëson se i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet nga ekipi mjekësor.
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes apo shkakun e shpërthimit.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë lidhur me këtë rast, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.


