Një e mitur në Pejë ka tentuar të sulmojë shoqen e saj me thikë.
Gazetari Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë” në Klankosova, raportoi se ky është rasti i dytë brenda javës, ndërsa ka shprehur shqetësimin për mungesën e reagimeve nga shkolla dhe komuna.
“Është përdorur mjeti i mprehtë thikë, dhe ka pasur tentativë për të sulmuar shoqen e saj”.
“Ende nuk ka informacion të konfirmuar për ndonjë person të lënduar, shqetësuese është që nuk ka pasur reagim nga shkolla apo komuna”, u shpreh Daci.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


