Tensionet në Kuvendin e Serbisë, u diskutua edhe sonte në Edicionin Special në Klan Kosova.
Madje këto tensione ka rrezik që të barten edhe në Kosovë, për destabilizimin e situatës.
Sipas ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka infrastrukturë goxha të madhe sa i përket këtyre punëve.
“Nuk duhet që kjo të neglizhohet nga strukturat shtetërore të Kosovës, për arsye se jemi në një proces shumë fragjil, procesi i zgjedhjeve, , që sipas të gjitha gjasave do të merr një kohë të gjatë derisa të formohet qeveria”, theksoi ai.
Kajtazi shtoi se ndryshimi i gjeopolitikave në botë, nuk do të jenë edhe aq në favor të Kosovës.
The post Shërbimi sekret i Serbisë i infiltruar në Kosovë, eksperti i sigurisë jep detaje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


