Rinia, zuri vend kyç sonte në emisionin Rubikon.
Nga panelistët e ftuar u diskutua rreth rolit të rinisë në Kosovë dhe se çka po bëjnë partitë politike në angazhimin dhe ofrimin e një jete më të mirë në vend.
Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës Arbnora Salihu, tha në Klan Kosova se programi i kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamzës, parasheh një mbështetje e madhe për këtë kategori të shoqërisë.
Ajo tha se në qeverisjen e Hamzës parashihet ndarja e 25 milionë eurove në vit për studentët e dalluar brenda dhe jashtë vetës.
“Mendoj që është një shumë e konsiderueshme, sepse jepet për çdo vit dhe është edhe Fondi i Bursave i cili do të krijohet”, tha ajo në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


