– Çka zotohen të bëjnë partitë politike për të rinjtë e vendit?
– Si synojnë ta ndalin largimin e të rinjve nga Kosova?
– Cilat janë programet për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave?
Këto dhe të tjera çështje do të diskutohen në pjesën e parë të Rubikonit të sotëm nga ora 20:45, me Arbnora Salihun nga PDK, Diellza Kukaj nga AAK dhe Gyltene Derguti nga Lista për Familjen, përballë tyre janë Ermal Sadiku, Aida Dërguti dhe Artina Breznica.
Ndërkaq në pjesën e dytë të emisionit të sotëm me fillim nga ora 22:00, vjen në një intervistë ekskluzive Lulzim Zhegrova, kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.
– Si vendosi t’i hynte politikës?
– Përse e zgjodhi Lidhjen Demokratike të Kosovës?
– Sa po e përkrahë djali i tij, futbollisti Edon Zhegrova, në këtë rrugëtim politik?
– Në cilat fusha synon të fokusohet në rast se merr mandatin e deputetit?
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


